Site icon Telegrafi

Maqedoni, emra të shumtë në garën për kryeprokuror

Ka mbaruar afati i paraparë me ligj për paraqitje të kandidaturës për Prokuror Publik, ndërsa më pas do të mësohen emrat e të gjithë atyre që janë në garë për pasardhës të Marko Zvlervskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç konfirmojnë nga pushteti legjislativi, në konkursin për Prokuror Publik deri tani janë paraqitur 20 kandidat. Pasi të mblidhen të gjitha kandidaturat, do të dërgohen në Këshillin për Prokuror Publik.

Këshilli ka 15 ditë afat të vlerësojë pozitivisht ose negativisht kandidatët dhe më pas do t’i dërgojë në qeveri.

Qeveria zgjedh njërin nga kandidatët i cili përmbush kriteret e konkursit dhe ka marrë mendim pozitive nga Këshilli dhe e propozon në Kuvend për zgjedhje.

Që të zgjedhet prokurori i ri, duhet mbështetje prej 61 deputetëve. Ndërsa deri tani kandidaturat publike i kanë bërë avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, noterja Lorija Vanevska dhe profesori Sejfulla Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version