Telegrafi

Maqedoni: Edukatore dhe 9 fëmijë në çerdhe janë pozitivë me coronavirus

Foto Ilustruese

Trembëdhjetë edukatore dhe 9 fëmijë në çerdhe janë pozitivë me coronavirus, njoftojnë sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ministri e vlerësoi situatën në çerdhe si të qëndrueshme.

“Duke iu referuar selisë së krizës në mëngjes, unë informova se vetëm 13 edukatorë dhe punonjës të tjerë në çerdhe janë pozitivë në të gjithë vendin dhe vetëm nëntë fëmijë”, tha Shahpaska./Telegrafi/