Site icon Telegrafi

Maqedoni, edhe zyrtarisht anulohet tenderi për laboratoret, MSH duhet të paguajë dëmshpërblim prej 78.000 denarë

Komisioni për ankesa për furnizimet publike i pranoi ankesat e parashtruara nga tre kompani në lidhje me tenderin për furnizim të testeve dhe reagjensëve për analiza biokimike, imunologjike, hematologjike dhe atyre për analiza të koagulimit dhe të gazrave me.

Tani Ministria e Shëndetësisë edhe zyrtarisht duhet të anulojë tenderin për të cilin kishte vetëm një ofertë, ndërsa tre kompanitë që kanë parashtruar ankesat duhet të pranojnë dëmshpërblim prej nga 26.000 denarë secila, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave jozyrtare, MSH javën e ardhshme do të shpallë tender të ri për furnizimin e njejtë, por thonë se tani do të marrin në konsideratë vërejtjet e Komisionit për ankesa, të përmbledhur në raport prej 10 faqesh./Telegrafi/

Exit mobile version