Kryetari i Sindikatës UPOZ, Pece Grujovski deklaroi se prej vitit të ardhshëm sektori publik dhe punëtorët në gjyqësi do të marrin K-15.
“Ministri për Shoqëri Informatike dhe Adminsitratrë, Damjan Mançevski këto ditë duhet të deklarohet rreth propozimit të shumës së K-15”, thoë Grujovski duke shtuar se gjatë këtyre dy javëve pret që të nënshkruhet marrëveshja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grujovski thotë se janë nënshkruar 15 marrëveshje kolektive në institucione publike, 10 janë duke u përgatitur ndërsa katër marrëveshje priten të nënshkruhen këto ditë.
Ndryshe, shuma minimale që të punësuarit në sektorin privat duhet ta marrin gjatë këtij viti, në formën e K-15 duhet të jetë 9.610 denarë.
Kushti për të marrë K-15, është që i punësuari të punojë së paku 6 muaj kalendarik tek punëdhënësi i njëjtë.
Nëse punëdhënësit nuk e paguajnë këtë regres për punëtorët, mund të ballafaqohen me gjoba që arrijnë deri 4 mijë euro./Telegrafi/