Fëmijët e familjeve me rrezik social do të mund të shfrytëzojnë pushim falas në disa nga qendrat vendore verore ndërsa kushtet për t’u paraqitur do të shpallen gjatë ditëve në vijim.
Qeveria në mbledhjen e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e projektit për përdorimin e shërbimit për pushim për verën e vitit 2019.
Qeveria RVM-së e obligoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që në afat prej pesë ditësh të sjell Program për pushim shtatë ditor për fëmijët që do të përfshihen në këtë projekt./Telegrafi/