Telegrafi

Maqedoni, edhe katër ditë temperatura të larta, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Faza e motit të portokalltë tashmë disa ditë e ka kapur Maqedoninë e Veriut dhe do të zgjasë deri më 14 gusht.

Gjatë ditës së sotme temperatura maksimale pritet të arrijë deri 40 gradë celsius.

Nesër dhe pasnesër temperaturat do të arrijnë deri 41 gradë celsius. Nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarë që nuk ndjehen mirë për shkak motit të nxehtë kanë ndryshime kardiovaskulare, kokëdhimbje, dhe shtypje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedonia në fazë të portokalltë, rekomandohet të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet

Të mërkurën temperatura do të arrijë deri 40 gradë celsius, ndërsa pasdite të enjten do të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat pritet të ulen në pjesët perëndimore të vendit dhe nga dita e premte pritet ulen në gjithë Maqedoninë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Moti sot në Maqedoninë e Veriut