Telegrafi

Maqedoni, e premtja ditë pushimi për të gjithë qytetarët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sipas Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dita e premte është ditë pushimi.

11 tetori apo ‘Dita e kryengritjes popullore’ është ditë pushimi për të gjithë qytetarë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët mund të shijojnë fundjavën e vazhduar./Telegrafi/