Site icon Telegrafi

Maqedoni, dy raste të rrëshqitjes së gurëve në rrugë në dy ditë

Vetëm në dy ditë në dy akse rrugore në vend ka pasur rrëshqitje masivesh me gurë. Një në rrugën Koçan – Dellçevë dhe një në rrugën Kërçovë – Shkup. Në të dyja rastet pa viktima, por jetë njerëzish u rrezikuan. Sipas Drejtorit të Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu ka akse rrugore ku nuk ka aspak të vendosur rrjeta metalike të cilat përdoren për parandalimin e rrëshqitjes së gurëve, përkrah atyre të cilat ka kohë që janë vendosur dhe që mirëmbahen herë pas here.

Alsat kontaktoi edhe me Ndërmarrjen e rrugëve shtetërore, për t’u informua se në cilat akse rrugore nuk ka aspak të vendosur rrjetë mbrojtëse, apo sa raste të rrëshqitjeve të gurëve janë regjistruar. Nga kjo ndërmarrje thanë se sot nuk na përgjigjen dot. Vetëm një ditë më parë në rrugën Koçan- Dellçevë një automjet në të cilin kishte edhe fëmijë u rrezikua nga rrëshqitjet e dheut.

Sipas ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” masivi gurorë në rrugën Koçan- Dellçevë është pastruar nga ekipet e tyre. Ndërsa Treni i linjës Kërçovë – Shkup në mëngjes është përplasur me një shkëmb i cili kishte rënë mbi binarë gjatë natës, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit. Nga Sektori I Punëve të Brendshme -Tetovë thonë se gjatë vitit 2018 rajonin e Gostivarit dhe më gjerë janë regjistruar disa aksidente rrugorë të shkaktuara nga masivët gurorë.

Rast i rrëshqitjes së gurëve është përsëritur disa herë edhe në rrugën që shpie në Banjat e Tetovës. Rruga u rregullua se fundmi, më shtylla për ndriçim dhe me trotuare, por pa u vendosur mbrojtëse nga ana e lumit Shkumbin, apo nga ana kundërt ku shpesh ka pasur rrëshqitje masivesh gurorë. Madje disa prej tyre janë të përmasave më të mëdha dhe në disa pjesë kanë dëmtuar edhe trotuarin e rregulluar./Alsat/

Exit mobile version