Site icon Telegrafi

Maqedoni, DPHM pasdite paralajmëron erë të fortë

Erë e fortë me shpejtësi prej 80 kilometrave në orë dhe reshje të shiut, sidomos në pjesën veriore të vendit, priten sot pasdite.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, pasdite do të ketë rritje të vranësirave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

DPHM njofton se nesër moti do të jetë me vranësira dhe erë mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 19, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 20 deri 31 gradë celcius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që moti të jetë jostabil dhe me reshje të shiut./Telegrafi/

Exit mobile version