Site icon Telegrafi

Maqedoni: DPHM paralajmëron rritje të temperaturave dhe shkrirje të borës

Periudha e ardhshme në Maqedoni do jetë stabile, me mot të ngrohtë dhe rritje të temperaturave.

Kjo do të shkaktojë shkrirje të shpejtë të borës, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat ditore pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius në disa vende. Ndërsa nëpër lugina mund të ketë mjegull në mëngjes dhe lagështi të ulët.

DPHM njofton se gjatë fundjavës në pjesën lindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës./Telegrafi/

Exit mobile version