Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se është vazhduar afati i vlefshmëri i dokumenteve të udhëtimit dhe lejeve të vozitjes.
Sipas MPB-së, këto dokumente do të vlejnë deri më 31 KORRIK, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në mbledhjen e 51-të të Qeverisë, me propozim të MPB-së, janë miratuar urdhra me fuqi ligjore për dokumentet e udhëtimit dhe lejet e vozitjes për shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka vazhdohet afati i këtyre dokumenteve personale deri më 31 korrik 2020”, shprehen nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk kanë nevojë të nxjerrin pasaporta, letërnjoftime apo leje vozitje deri në këtë datë dhe se këto do të vlejnë deri në datën e lartpërmendur.
“Poashtu mund të nxjerrin dokumente të reja, çdo ditë pune”, shprehen nga MPB./Telegrafi/