Telegrafi

Maqedoni, ditët e pushimit për vitin 2019

Edhe vitin e ardhshëm ashtu si këtë vit do të kemi numër të madh të ditëve të pushimit dhe fundjava të vazhduara.

Këto janë ditët e pushimit për vitin 2019 për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë: 1 janari (e martë), Viti i ri, 7 janari (e hënë) Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks, 29 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, 1 maj (e mërkurë), Dita e punëtorëve, 24 maji (e premte), Dita e Shën Kirilit dhe Metodit, 4 qershori (e martë) Dita e parë e Fitër Bajramit, 2 gushti (e premte), Dita e Republikës, 8 shtatori (e hënë), Dita e Pavarësisë, 11 tetori (e premte), Dita e Kryengritjes Kombëtare, 23 tetori (e mërkurë), Dita e Luftës Maqedonase Revolucionare, 8 dhjetori (e diell), “Shën Klimeti i Ohrit, respektivisht 9 dhjetor (e hënë).

Për qytetarët e përkatësisë fetare islame janë 11 gushti, Dita e Kurban Bajramit, për qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse janë 6 janari, 19 janari, 26 prilli, 14 qershori dhe 28 gushti ndërsa për pjesëtarët e bashkësisë fetare të katolike 21 prilli, 1 nëntori, 25 dhjetori.

Për shqiptarët 22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip është ditë pushimi./Telegrafi/