Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i njoftoi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për miratimin e rekomandimit për t’i liruar nga puna arsimtarët dhe të punësuarit tjerë në shkolla nga 2 janari deri 11 janar, për t’u ulur shpenzimet për ngrohje në ndërtesat shkollore.
Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë ju rekomandohet, që në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm të mos organizojë aktivitete pune për mësuesit, punëtorët profesional dhe stafin administrativ, në përjashtim të personelit teknik të nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollës, gjatë periudhës prej 02.01.2018 deri 11.01.2019 kur shfrytëzohet pushimi dimëror i nxënësve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky rekomandim ka për qëllim zvogëlimin e shpenzimeve për ngrohjen e ndërtesave shkollore në periudhën e përmendur, shpjegohet në rekomandimin që u është dorëzuar të gjitha shkollave fillore dhe të mesme./Telegrafi/