Site icon Telegrafi

Maqedoni, dialogu për regjistrimin e popullsisë vazhdon pas dy jave

Dy takime për dy javë. E tillë është dinamika e mbledhjeve për regjistrimin e popullsisë. Nga pushteti janë të kënaqur për vullnetin e mirë për harmonizimin e tekstit.

Opozita maqedonase OBRM-PDUKM nuk është e kënaqur nga qasje e pushtetit. Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga standardet e Eurostat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Regjistrimin e personit sipas Propozim-ligjit të përgatitur nga Enti Shtetëror për Statistika, mund ta bëjë personi i cili posedon numrin amë të personit që mungon.

OBRM-PDUKM insiston që këtë ta bëjë ndonjë anëtar i familjes më të ngushtë por të dyja palët u pajtuan se është e domosdoshme dhënia e dokumentit për identifikim./Telegrafi/

Exit mobile version