Site icon Telegrafi

Maqedoni, dhuratat për mjekët dhe mësuesit jo më të shtrenjta se 17 euro

Mësuesit, mjekët dhe të punësuarit në administratë nuk guxojnë të pranojnë dhurata të shtrenjta. Dhurata më e shtrenjtë mund të jetë deri 1 mijë denarë apo rreth 17 euro, transmeton Telegrafi.

Kjo është rregulluar me ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Ky paralajmërim vjen me rastin e festave të 8 marist – Ditës së grave, por edhe 7 marsit – Ditës së mësuesit. E njeta vlen edhe për të punësuarit  e tjerë në administratë.

Në rast se dikush insiston për dhuratë më të shtrenjtë, atëherë duhet të informohet punëdhënësi apo drejtuesi i institucionit. /Telegrafi/

Exit mobile version