Telegrafi

Maqedoni, detyrimi për regjistrimin e automjeteve mbetet në fuqi

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në konferencë për shtyp tha se regjistrimi i automjeteve do do të mund të prolongohet.

“Detyrimi për regjistrimin e automjeteve dhe dërgimin në teknik nuk do të mund të prolongohet për shkak se nuk është vendim vetëm i MPB-së por edhe i kompanive të sigurimit”, tha ministri Çulev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, nga 15 marsi ka skaduar detyrimi për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete që u hyri në fuqi më 15 nëntor./Telegrafi/