Site icon Telegrafi

Maqedoni, deri tani janë shëruar 500 pacientë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç në rrjetin social ‘Facebook’ tha se deri tani ka 500 pacientë të shëruar nga Covid-19.

“Falënderime për stafin mjekësor, pacientët dhe familjet e tyre”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se për të vazhduar në mënyrë të suksesshme me menaxhimin e coronavirusit është e domosdoshme mbështetja dhe përgjegjësia nga të gjithë.

“T’i respektojmë masat për shkak se vetëm në këtë mënyrë do t’ia dalim”, shkruan Filipçe.

Lexo po ashtu Shërohen 126 pacientë nga Covid-19 në Maqedoni

Ndryshe sot u bë e ditur se ka 126 raste të shëruar nga Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version