Enti Shtetëror për Statistika informon se deri ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 1.309.840 persona, 405.266 amvisëri dhe 556.415 banesa.
Nga ESHS njoftojnë se mundësinë për vetregjistrim e kanë shfrytëzuar 193.982 persona që jetojnë jashtë vendit.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut, i cili zyrtarisht ka nisur me 5 shtator, do të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/