Telegrafi

Maqedoni, dërgesat humben, qytetarët nuk marrin dëmshpërblime

Thuajse vetëm dhjetra persona janë dëmshpërblyer nga posta që nuk e kanë marrë nga blerja në internet, edhe numri i tyre është shumë i vogël e jo vetëm që shërbimet postale janë të dobëta por edhe procedurat për ankesa janë shumë të vështira dhe të komplikuara, thekson kështu drejtori i Agjencisë së postave.

Ai apelon që qytetarët të hapin sytë dhe online kur të blejnë vetëm nga blerës të certifikuar, ndërsa operatorët postar që duhet të dorëzojnë mallin duhet të jenë poashtu të licencuar.

“Blerësi shkon deri tek postieri, derisa ai nga një shitës përgjegjësinë e dërgon tek operatorët postar ose në blerës në rrjetet sociale”, thekson drejtori Vlatko Atanasovski.

Agjencia kërkon që të rritet liria doganore për blerje në internet.

“Për nevoja personale e që janë për nevoja të përditshme deri në vlerë 150 euro të lirohet dogana ndërkohë që për momentin ajo vlerë arrinë 22 euro e që në praktikë nuk është e mundëshme, malli blihet por nuk paguhet doganë e që nuk është ndonjë punë e mirë sepse bëhet në kundërshtim me ligjin”, thekson Atanasovski.

Ai shton se në vend në vit ka deri në 5 milion euro transfere dërgesa jashtë ligjore që dërgohen nga jashtë ose përmes autobusit, e për këtë agjencia kërkon ndryshimin e ligjit të shërbimeve postare dhe liberalizim të tregut.