Site icon Telegrafi

Maqedoni, deputetët emëruan zëvendësit e Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit

Miki Milkovski nga Rankovci, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues janë emëruar zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Emërimi ishte në kuadër të seancës së tetë, në të cilën u shqyrtua edhe Propozim ligji për veprimtari doktorale, në kexim të parë i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Lexo po ashtu Votohet për emërimin e zëvendësve të Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë

Me 60 vota “pro” dhe 13 kundër u miratua edhe konkluzioni se ligji nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të kalojë në procedurë të mëtejme, në lexim të dytë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët për vazhdimin e saj do të informohen në mënyrë plotësuese

Momentalisht vazhdon seanca e 12-të e Kuvendit të RM-së./Telegrafi/

Exit mobile version