Site icon Telegrafi

Maqedoni, deputetët e opozitës shumë herë më aktiv se ata të pozitës

Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup, ka përgatitur raport për cilësinë e punës së Kuvendit të Maqedonisë, në periudhën prej muajit maj deri në gusht të vitit 2017.

Sipas këtij raporti, deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë qenë më aktiv në debate, por nuk kanë qenë mjaftueshëm me argumente, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti opozita e cila në atë kohë është përbërë nga OBRM-PDUKM, Lëvizja Besa dhe PDSH ka qenë aktive me 80 për qind të diskutimeve në Kuvend, ndërsa pozita e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë pjesë me 20 për qind.

Deputetët më aktiv në foltoren e Kuvendit kanë qenë Dimitar Steananxhija i cili ka folur për 236 minuta, Dragan Danev me 233 dhe Ilija Dimovski me 221 minuta.

Në 35 për qind të diskutimeve të analizuara, deputetët nuk kanë pasur argument, ndërsa më shumë se gjysma e diskutimeve (55 për qind) janë cilësuar me argumente të dobëta.

Në raport thuhet se është rritur puna e grave në Kuvend, të cilat me 40 për qind marrin pjesë në diskutimet kuvendore./Telegrafi/

Exit mobile version