Deputetët e OBRM-PDUKM-së braktisën sallën e Kuvendit në shenjë revolte për sjelljen e ndryshimeve në Ligjin për furnizime publike me procedurë të shkurtë. Koordinarori i njërës nga grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se shumica parlamentare në kohën kur ka qenë në opozita fuqishëm kanë kundërshtuar sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, ndërsa tani pa ndërprerë e përdor procedurën e shkurtuar.
“Jemi kundër sjelljes së ndryshimeve në këtë ligj pasi që ky këshill, që me këto ndryshime do të shfuqizohet ishte një lloj kontrolluesi i procedurave gjatë furnizimeve publike. Ju nuk mund të garantoni se pjesa më e madhe e tyre do ta kryejnë punën në mënyrë të ndershme. Ndërsa, nuk do të marrim pjesë në këtë akt sepse jeni joprincipiel, nuk rrespektoni asgjë nga ato që thonit derisa ishi në opozitë”, tha Dimovski.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit përesëri pati probleme me kuorumin, pasi që i mungonte një deputet për të qenë gjithsej 61./Telegrafi/