Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka gjobitur me 500 euro një pronar i cili ka braktisur qenin e tij.
Personi para shërbimeve inspektoriale të AUV-së ka vërtetuar se ka qenë pronar i qenit i cili nuk ka qenë i çipuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
AUV ju bën apel pronarëve të kafshëve shtëpiake që deri në fund të këtij viti të shfrytëzojnë mundësinë që pa pagesë t’i çipojnë kafshët e e tyre në kuadër të fushatës falas të mikroçipimit që nisi në shtator të vitit të kaluar.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka siguruar 100.000 mikroçipa për kafshët shtëpiake./Telegrafi/