Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se dënimet për fëmijët që nuk vaksinohen lëvizin nga 350 deri në 650 euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria njofotn se i ka informuar të gjitha çerdhet shtetërore dhe private se Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e fruthit në Shkup në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive. Në të njëjtën kohë, MPPS ua kujton çerdheve se është në fuqi ndalimi i marrjes së fëmijëve në çerdhe të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinat MRP (vaksina për fruthin, rubeola dhe parotit).
“Në bazë të kësaj MPPS rekomandon që të respektohen vendimet që i ka caktuar Ministria e Shëndetësisë”, thonë nga MPPS-së./Telegrafi/