Site icon Telegrafi

Maqedoni, dënim me kusht për biznesmenin që e pranoi fajin në lëndën “Perandoria”

Biznesmeni Zoranço Mitrovski, i ulur në bankën e të akuzuarve, mori dënim me kusht, pasi e dëgjoi akuzën dhe vendosi të deklarohej fajtor për lëndën “Perandoria”.

Vendimi iu dha nga gjykatësja Vaska Nikolovska – Masevska, e cila tha se dënimin me kusht nuk do ta kryejë kjo nëse Mitrovski nuk realizon një krim të ri deri në pesë vitet e ardhshme, ndërsa biznesmeni në fjalë do të duhet të paguajë 1.5 milion euro në buxhetin e Maqedonisë bashkë me ndërmarrjen e tij “Ezemit Vino”.

Zoranço Mitrovski akuzohet për keqpërdorim të pozitës së tij si edhe shpërlarje parash.

“Për dy veprat penale, gjykata i shqipton masë të vetme alternative – burg me kusht prej dy vitesh, nëse i akuzuari në pesë vitet e ardhshme nuk bënë vepër tjetër penale”, tha gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska.

Gjykimi do të vazhdojë për biznesmenin Cvetan Pandelevski dhe ndërmjetësin e aksioneve Jovanço Taskovski./Telegrafi/

Exit mobile version