Me dënim prej një mijë euro do të ballafaqohen pronarët e armëve të cilët nuk ka dorëzuar kërkesa për vazhdimin e lejeve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se, në pajtim me Ligjin për armë, pas skadimit të afatit të paraparë me ligj për vazhdimin e lejeve për posedim të armëve të zjarrit është paraparë dënim me para, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pajtim me Ligjin për armë, gjobë prej 600 deri 1000 euro do të marrin personat fizik, ndërsa gjobë deri në 5000 euro do të marrin personat juridik, të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesa të reja për posedim të armës.
Ndyshe, prej 12 të këtij muaji kaloi afati në të cilin qytetarët kanë mundur të dorëzojnë kërkesa për leje të reja. Sipas statistikave të Policisë së Maqedonisë, në Maqedoni më shumë leje për armë kanë gjuetarët./Telegrafi/