Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë në Kuvend nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”, po tërhiqen nga postet e drejtorëve në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), respektivsht Gazetën Zyrtare.
Ata në deklaratë për “Faktor” konfirmuan se më nuk janë drejtorë të këtyre dy institucioneve shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë moment më nuk jam funksionare e zgjedhur nga Qeveria, pasi jam deputete në Kuvend, ndërsa në të ardhmen partia ime dhe kryeministri i ardhshëm do të caktojnë se cilin funksion do ta kryejë”, deklaroi Llukarevska, e cila tre vite ka qenë në krye të DAP.
Edhe Kostovski thotë se tani është deputet dhe aty planifikon të mbetet.
Ushtrues i detyrës drejtor i DAP tani është Faruk Omeri, ndërsa e Gazetës Zyrtare, Tatjana Lalçevska.