Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve informon se deri në ora 18:30 dalja në zgjedhje është 48.96 përqind.
Dalja më e madhe është në Makedonski Brod me 76 përqind, ndërsa më e ulët në Bogovinë 35.68 përqind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale, KSHZ duhet t’i publikojë 12 orë pas përfundimit të votimeve.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/