Gjatë muajit mars, muaji i parë që nisi kriza me coronavirusin, ka zvogëlim të numrit të turistëve për 67.3%, ndërsa numri i bujtjeve ka ra për 62.8 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, numri i turistëve vendor në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është zvogëluar për 60.5% për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 70.4 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Numri i bujtjeve të turistëve vendor në mars të vitit 2020 në krahasim me vitin e kaluar, është ulur për 50.3% ndrsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është zvogëluar për 69.6 për qind.
Në periudhën janar – mars 2020, në krahasim me vitin e kaluar, numri i turistëve është ulur për 18.3 për qind./Telegrafi/