Site icon Telegrafi

Maqedoni, çmimi “Përkrahës të vitit” shkon te grupi ndërpartiak për të drejtat e personave të komunitetit LGBTI

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të homofobisë, transfobisë dhe bifobisë sot grupi kuvendar ndërpartiak për të drejtat e personave LGBT-së iu dha çmim për përkrahës të vitit nga Rrjeti kombëtar për luftimin e homofobisë dhe transfobisë. Çmimin e pranoi koordinatorja e grupit ndërpartiak, deputetja Maja Moraçanin.

Nga partia maqedonase në pushtet ku ka anëtarë në këtë grup deputetësh, theksuan se asnjë betejë nuk është e lehtë, por secili duhet t’i udhëheq betejat e veta në frontin ku gjendet. Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobisë, transgjinisë dhe bifobisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ditë e mirë që të japin respekt ndaj të gjithë atyre që promovojnë të drejtat e pjesëtarëve të LGBTI-së. Është ditë e mirë të theksojmë se në luftën për mundësi të barabarta, pa dallim të orientimin seksual apo identitetit gjinor, secili mund të kontribuojë”, deklaroi Zaev.

Nëntë deputetë morën pjesë në fushatën “Mos gjyko atë që dashuron”. Partia opozitare maqedonase s’ka përfaqësues të drejtpërdrejtë përveç deputetes Nola Ismajllovska Starova, e cila është pjesë e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së. Në ngjarjen e sotme të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e korit diplomatike./Telegrafi/

Exit mobile version