Site icon Telegrafi

Maqedoni, çiklistët dhe motoçiklistët kategoritë më të dëmtuara në komunikacion

Foto: Ilustrim/Arkiv

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) sot ka bërë apel tek shoferët e makinave që ta ulin shpejtësinë, të vozisin me kujdes, të kenë përgjegjësi në komunikacion dhe të respektojnë çiklistët dhe motoçiklistët.

Gjithashtu ata rekomandojnë çiklistët dhe motoçiklistët të jenë maksimalisht të përgjegjshëm në komunikacion dhe të respektojnë rregullat, ndërsa thonë se numri i tyre është gjithnjë në rritje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çiklistët dhe motoçiklistët edhe më tej mbeten kategoritë më të dëmtuara nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Nëse merret parasyshë numri i tyre me të cilin janë të pranishëm në komunikacion, mund të shihet numri i madh i pasojave që vuajnë nga aksidentet”, thonë nga KRSK.

Më tej ata shtojnë se çiklistët dhe motoçiklistët janë më pak të mbrojtur në krahasim me shoferët e makinave tjera dhe me këtë edhe më shumë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve./Telegrafi/

Exit mobile version