Site icon Telegrafi

Maqedoni, çertifikatat e lindjes dhe kurorëzimeve prej sot edhe në shtëpi

Shkupjanët prej sot në adresën shtëpiake do të mund të marrin çertifikatat e lindjes dhe kurorëzimeve. Për këtë duhet të regjistrohen në web-faqen e Drejtorisë për menaxhimin e regjistrave (DMR) ose në portalin uvmk.gov.mk, dhe të plotësojnë kërkesën, ndërsa pas pagesës do të marrin njoftim dhe kohë për dërgesën e dokumenteve në adresën shtëpiake.

Siç informoi drejtori i DMR-së, Gjoko Kotevski, projekti është pjesë e “Planit 3-6-9”, ndërsa oferta e parë për dokumente të gatshme tashmë është kryer në lagjen “Jane Sandanski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë shërbim në fillim kanë të drejtë ta shfrytëzojnë vetëm qytetarët në Shkup, ndërsa më vonë do të jetë e gatshme edhe për qytetet tjera në Maqedoni.

Drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, theksoi se dy institucionet mendojnë që këtë shërbim më vonë t’ua mundësojnë edhe qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version