Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë në mënyrë tradicionale, me ceremoni përkujtimore e shënon 27 janarin – Ditën ndëkombëtare të viktimave të holokaustit, duke treguar respektin për të gjithë viktimat, përfshi edhe 7.144 hebrenj nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, sot në hapësirat e Ministrisë u organizuar ceremoni përkujtimore, në të cilën fjalime hyrëse mbajtën ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska dhe kryetarja e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni, Berta-Romano-Nikoliq. Në këtë ceremoni fjalime mbajtën edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garrett dhe ai i Gjermanisë, Thomas Gerberich si dhe kreu i Misionit të OSBE-së, Nina Suomalainen.
Në fjalimet e zyrtarëve, mes tjerash u theksua se më 11 dhe 12 mars të këtij viti Maqedonia do të shënojë 75 vjetorin e dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia në kampin ‘Treblinka’, prej ku asnjëri nga ata nuk u kthye i gjallë./Telegrafi/