Site icon Telegrafi

Maqedoni, çdoherë e më shumë gra inkurajohen të hynë në biznes

Mbi katër përqind e grave të punësuar në Maqedoni kanë biznesin e tyre personale, kurse 12 përqind në pozitat udhëheqëse. Sipërmarrësia e grave është duke u zhvilluar dhe çdoherë e më shumë gra janë të inkurajuar për të hyrë në biznes, ndërsa janë në më shumë sektore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Femrat të cilat hyjnë në sektorin privat janë të jashtëzakonshme, trimëresha, të forta, këmbëngulëse dhe të palodhshme. Hyjnë në çdo rrezik. Hyjnë hap pas hapi në biznes, me investime të vogla dhe gradualisht pastaj rriten. Nëse janë kompani private, janë biznese të vogla dhe të mesme, më pak rrezikohen dhe më pak kanë dëme. Motivet e tyre për të krijuar kompani për të siguruar familjen e tyre, ose për të arritur pavarësinë e vet personale dhe ekonomike-financiare, thotë Tripunoska për MIA.

Ajo shton se ka gra në sektorë të ndryshëm si financiare tekstili, tradicionale, si në mjekësi, teknologjisë së informacionit, marrëdhëniet me publikun, dhe në pesë ose gjashtë vitet e fundit në fushën e turizmit dhe mikpritjen.

Sipas statistikave zyrtare, del se vendi ka 12 përqind të grave në pozita drejtuese të të gjitha grave të punësuara në total, rreth 32 përqind janë gra në ndërmarrësi, megjithatë këto janë biznese familjare dhe më pak gra ka që zotërojnë biznese. /Telegrafi/

Exit mobile version