Nga çdo e katërta familje në Maqedoni të paktën nga një anëtar jeton dhe punon jashtë vendit. Në anketën e fundit të Qendrës për Hulumtim dhe Sondazhe (IRI), 28% e të anketuarve kanë pranuar se ndonjëri nga familja e tyre është shpërngulur nga vendi. Përqindjet tregojnë se largimi nga Maqedonia është rritur në vitet e fundit.
Vetëm në vitin e fundit, 7% e amvisërive kanë përcjellë ndonjë anëtarë jashtë vendit. Të gjitha hulumtimet tregojnë se shkaqet kryesore për këtë janë papunësia dhe varfëria.
Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se deri në fund të vitit 2013, nga Maqedonia janë larguar mbi 620 mijë persona, edhe pse statistikë zyrtare nuk ka.
Hulumtimet tregojnë se çdo i treti person me arsim të lartë është larguar nga vendi,ndërsa katër nga pesë të rinj mendojnë të largohen në të ardhmen.