Gjithsej 1.343 foshnjë të porsalindur kanë humbur jetën në Maqedoni në gjashtë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2011-të deri në vitin 2016-të. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se mesatarisht në vit vdesin mbi 200 foshnjë.
Vjet në vendin tonë kanë humbur jetën 273 foshnjë ose mesatarisht çdo 32 orë humb jetën nga një foshnjë e porsalindur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas statistikës këto të dhëna tregojnë se vjet shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ka qenë 11.9 në 1000 fëmijë.
Në Maqedoni vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën katër foshnjë të porsalindur. Komisioni i formuar për të hetuar vdekjen e këtyre foshnjave ka thënë se personeli mjekësorë nuk ka përgjegjësi për vdekjen e foshnjave dhe se ata kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore./Telegrafi/