Site icon Telegrafi

Maqedoni, buxheti i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor është rritur për 60 për qind

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor për vitin 2018 planifikon furnizimin me pajisje për matje indikative dhe krahasuese me laborator të akredituar për mjedis jetësor, vendosjen e bazës së plotë të të dhënave për vlerësimin e rrezikut, ueb faqe të re, përforcimin e resurseve njerëzore dhe përpunimin e strategjisë për zbatimin e legjislaturës nëpër rajonet planore.

Programin vjetor për punën e Inspektoratit e prezantoi drejtori i ISHMJ-së, Mirosllav Bogdanovski, i cili theksoi se Buxheti i Inspektoratit për vitin 2018 është rritur për 60 për qind në 24,7 milionë denarë.

“Theksi kryesor i është vënë planifikimit dhe frekuentimit të mbikëqyrjeve inspektuese. Qëllimi është çdo subjekt industrial i nënshtruar në mbikëqyrje të bëjë analizë të veçantë të rrezikut me çka do të optimizohet numri i mbikëqyrjeve dhe do të veprohet në mënyrë parandaluese”, deklaroi Bogdanovski.

Fokusi i mbikëqyrjeve për vitin 2018, theksoi Bogdanovski, ka të bëjë me industrinë që bën pjesë në lejet e integruara A si çimentorja, rafineria, ngrohtoret dhe objektet e mëdha industriale, menaxhimi i mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe ujërat./Telegrafi/

Exit mobile version