Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në burgun e Idrizovës është kapur një i dënuar duke dashur të fut drogë të tipit heroinë në burg.
Bëhet fjalë për të burgosurin me iniciale R.S. nga fshati Luboten.
“Konkretisht, me datë 12.12.2022, duke shfrytëzuar përfitimin për shfrytëzim të lejuar të daljes nga institucioni penal, gjatë kthimit në burg R.S. ka tentuar të importojë heroinë, me pastërti të lartë, e paketuar në dy kube të ngjeshur, me peshë totale prej gjysmë kilogrami, e cila është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të njësisë për trafikim të paligjshëm të drogës, në koordinim me policinë e burgjeve pranë burgut të Idrizovës”.
“Droga e gjetur në formë të pastër arrinte vlerën e rreth 8.000 eurove me shumicë, ndërsa e përgatitur në pako për shitje individuale, e njëjta arrin vlerën e rreth 45.000 eurove”, thonë nga MPB.