Site icon Telegrafi

Maqedoni: Brenda një dite gjobiten 873 qytetarë për mosmbajte të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 873 gjoba, në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version