Telegrafi

Maqedoni, brenda javës do të përfundojë shit-blerja e duhanit

Deri në fund të javës do të përfundojë shit-blerja e duhanit nga prodhimi i vitit të kaluar. Për shkak të cilësisë së duhanit ka pasur edhe rritje të çmimit.

“Gjendja me duhanin është afër fundit dhe janë shitur 22 milionë 500 mijë kilogram duhan, me çmim mesatar prej 216 denarë për kilogram. Prodhuesit e duhanit janë të kënaqur dhe deri në fund të javës planifikojmë që të përfundojmë me shitjen e duhatni”, tha kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Duhanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsesi, gjatë vitit të kaluar shoqatat e duhanit do të kërkojnë që të përmirësohet edhe më tej cilësia, me çka do të rritej edhe çmimi i shitjes./Telegrafi/