Site icon Telegrafi

Maqedoni: Brenda 24 orëve 412 gjoba për mosmbajtje të maskës

Foto: AIM

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 412 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

 

Exit mobile version