Site icon Telegrafi

Maqedoni, blerjet online me rritje prej 14%

Blerja online në shtet edhe më tej rritet me një ritëm të përshpejtuar. Anketa e zbatuar në tremujorin e parë në vitin 2019 në shtet ku të anketuarit prononcohen për porositë dhe blerjet e bëra online në 12 muajt e fundit tregon rritje preh 14 për qind, gjegjësisht online kanë blerë 35.6 për qind në periudhën e vitit të kaluar, informon Asociacioni për e-tregti.

Depërtimi në Internet në tremujorin e parë të vitit 2019 është rritur në 81.3 për qind mbulim të familjeve, kundrejt 78.3 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas rezultateve, ka përmirësim edhe në mënyrën e qasjes (fikse të gjerë më të qartë dhe mobile) të nevojshme për kryerjen e e-tregtisë. Tetëdhjetë e një për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të moshës 15-74 vjet kanë përdorë internet në tre muajt e fundit kundrejt 79.2 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në këtë rast 72.9 për qind kanë përdorë internet çdo ditë, kundrejt 68.7 për qind vitin e kaluar, me ç’rast burrat kanë përdorë internet më shumë (74.9 për qind) nga gratë (70.8 për qind).

Analiza e Asociacionit në të cikën janë përdorë të dhëna të Entit Shtetëror të Statistikë tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut internetin më tepër e kanë përdorë në rrjetet sociale. Konkretisht, 70.4 për qind për përmbajtje të krijuar personale (tekst, fotografi, muzikë, video, softuerë etj) në faqe të internetit që të shpërndahen, pastaj 70.1 për qind për porosi-instant, shkëmbim të porosive, për shembull, përmes Skajpit, Mesinxherit, VatsApit, Viberit dhe 68.4 për qind për pjesëmarrje në rrjetet sociale (krijim të profileve, dërgim të porosive apo plotësimeve në Fejsbuk, Tuiter etj(. Dhe më tej burrat bindshëm janë më tepër në rrjetet sociale, dhe kështu për zërin “vendosjen e përmbajtjes së krijuar personalisht (tekst, fotografi, muzikë, video, softuerë etj) në faqet e internetit që të shpërndahen” kanë marrë pjesë me 73 për qind, kundrejt 67.8 për qind të grave.

Si edhe vitin e kaluar, ashtu edhe sivjet qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë kanë blerë veshje dhe pajisje sportive apo 35.8 për qind, pas çfarë me 10.5 për qind vijojnë prodhimet për amvisëri dhe 10.4 për qind pajisje elektronike. Pjesa më e madhe e blerjeve online 38.8 për qind janë nga shitës nga vendi ynë. Nëse në të kaluarën tregtia dominante online ka qenë nga shitësit e pjesë tjetër të botës, sivjet kjo është ulur në 20 për qind, me 11 për qind pjesëmarrje të blerësve nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version