Telegrafi

Maqedoni: Bie çmimi i produkteve

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i shpenzimeve për jetesë, i matur përmes çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve për konsum personal, në korrik të vitit 2010, krahasuar me qershorin arrin 0,4 për qind, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit 2009 arrin 1,5 për qind.

Sipas dedikimit të konsumit, zvogëlimi i indekseve është vërejtur në grupet ushqim dhe pije joalkoolike për 1,3 për qind, veshje dhe mbathje për 0,6 për qind dhe transport për 0.4 për qind.

Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet vijuese: rekreacion dhe kulture për 1.7 për qind, shëndet për 1.4 për qind, mallra dhe shërbime tjera për 0.4 për qind, banim, ujë, elektrikë, gaz dhe karburante tjera, orendi, aparate amvisërie dhe mirëmbajtje të tyre dhe restorante dhe hotele për 0.1 për qind.

Në nivel të muajit paraprak mbeti indeksi i pijeve alkoolike, duhanit, komunikimeve dhe arsimit. /Makfaks/Telegrafi/