Telegrafi

Maqedoni, bëheni gati për shi dhe borë!

A i nxorrët bluzat me krahë të shkurtë? Bën mirë që të prisni me tesha të trasha deri në mesin e javës së ardhshme pasi temperatura prej të hënës do të jetë e ftohtë, do të ketë shi dhe borë në vend malore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe këtë fundjavë mund të provoni syzet e reja pasi temperaturat më të larta gjatë ditës do të jenë deri 24 gradë celsius.

Prej të hënës do të ketë ditë me shi dhe borë nëpër vendet malore. Këto ndryshime do të shfaqen më shumë në vendet perendimore të Maqedonisë.

Temperaturat prej të hënës do të lëvizin nga 7 deri në 13 gradë celsius. /Telegrafi/