Site icon Telegrafi

Maqedoni, barnatoret jashtë fondit, rrezikojnë mbylljen

Barnatoret e vendit të cilat janë jashtë rrjetit të Fondit Shëndetësor, kërkojnë që ministria e Shëndetësisë të hap sa më shpejtë regjistrime të reja për kyçje të marrëveshjeve me Fondin.

Sipas tyre, vendimi i fundit i Fondit me të cilin nga 1 tetori hiqen kuotat shtetërore do t’i dëmtojë ata së tepërmi financiarisht. Disa prej tyre madje druajnë se mund t’ua vendosin drynin bizneseve të tyre dhe shumë familje të mbeten pa të ardhura.

“Mbijetesa e këtyre barnatoreve do të jetë katastrofale me vendimin e fundit. Normalisht që mund të rrezikohet mbyllja. Edhe pa këtë vendim këta barnatore kanë qenë të rrezikuara, sepse vetëm dy viteve të fundit sa i përket qytetit të Tetovës janë mbyll rreth 7 barnatore mos diskutojmë tash që barnatoret e Fondit do ta kenë të pa kufizuar qarkullimin. Vështirësitë financiare janë se çdo furnizim bëhet me afat të caktuar, në qoftë se bie volumi i punës, nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë pagesat në kohë, kemi dhe qiratë e lokaleve, kemi të punësuar, secila barnatore nuk ka më pak se tre të punësuar. 700-800 familje do të kenë vështirësi t’i mbulojnë”, deklaroi Ilir Kamberi, farmacist.

Të kontaktuar nga Alsat nga Fondi Shëndetësor thonë se nuk janë kompetentë për hapjen e regjistrimeve të reja.

Në të gjithë territorin e vendit ekzistojnë rreth 290 farmaci të cilat nuk kanë marrëveshje me Fondin Shëndetësor./alsat/

 

 

Exit mobile version