Me prezantim pranë përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, kryetarë komunash dhe drejtorëve të Qendrave për Punë Sociale, mbrëmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u shënua fillimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Projekti është në vlerë prej 30 milionë eurove të siguruara nga Banka Botërore, ndërsa në katër vitet e ardhshme do ta zbatojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja Mila Carovska në fjalimin e saj theksoi se Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të arrihen rezultate të rëndësishme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Do ta risim cilësinë e shërbimeve sociale, duke përfshirë edhe shërbimet parashkollore. Do të krijojmë 7.500 vende të reja në çerdhe përmes ndërtimit të objekteve të reja dhe rindërtimit të objekteve të deritashme, si në rajonet urbane ashtu edhe tek ato rurale”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Për zbatimin e këtij projekti folën edhe ministrat e financave dhe arsimit dhe shkencës, Dragan Tevdovski dhe Arbër Ademi si dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore, Marko Mantovaneli./Telegrafi/