Site icon Telegrafi

Maqedoni, Avokati i Popullit me kompetenca të shtuara në lidhje me hetimet për veprat penale të kryera nga policia

Para ministrave sot, në seancën e 47-të të Qeverisë së Maqedonisë ndër të tjera ishte edhe propozim-ndryshimi i Ligjit për Avokatin e Popullit.

Avokati i Popullit do të ketë më shumë kompetenca gjatë hetimeve të veprave penale të kryera nga policia.

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit, me çka do të mundësohet krijimi i trupit të posaçëm të jashtëm, si një korrigjues shtesë i sistemit në hetimet për veprat penale të kryera nga ana e nëpunësve zyrtarë pranë Ministrisë për punë të brendshme dhe anëtarëve të policisë së burgjeve./Telegrafi/

Exit mobile version