Telegrafi

Maqedoni, AUV-ja do të kontrollojë nëse në treg ka ushqim me rrezatim jonizues

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) nga muaji i ardhshëm do të kontrollojë nëse në tregjet në shtet ka ushqim të trajtuar me rrezatim jonizues. Me pajisje nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore nga Vjena do të testohet ushqimi importues duke e pasur parasysh se në ekonominë vendore ende nuk është regjistruar një prodhimtari e tillë.

Inspektorët e AUV-së do të marrin mostra nga ushqimi, për çka kalojnë trajnim të specializuar, ndërsa testime do të kryejnë në laboratorin e Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit (FETI), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i AUV-së, Zoran Atanasovski, tha se rrezatimi jonizues është teknologji inovative me të cilën vazhdohet afati i kohëzgjatjes, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit dhe sipas tij, aspak nuk është i dëmshëm.

Duke e pasur parasysh se tani më ka vende të cilat e trajtojnë ushqimin me këtë teknologji, nga AUV-ja parashikojnë se gjatë importit në shtet hyn ushqimi i tillë.

Në pajtim me Rregulloren e AUV-së për kërkesa të veçanta për siguri të ushqimit të trajtuar me rrezatim jonizues është lejuar të kryhet trajtim i bimëve të thata, erëzave, pemëve dhe perimeve të thata, sepse kjo është harmonizuar me legjislacionin evropian./Telegrafi/