Telegrafi

Maqedoni, asnjë padi e dorëzuar në Gjykatën administrative për vendimet e KSHZ-së

Deri sot në ora 12 nuk është dorëzuar asnjë padi nga partitë kundër vendimeve të KSHZ-së mbi ankesat në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ditën e diel, bëjnë të ditur nga Gjykata administrative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Afati për partitë që të dorëzojnë padi në Gjykatën administrative është 24 orë dhe skadon në mesnatë duke pasur parasysh që KSHZ sonte të dorëzojë vendimet tek partitë politike mbi ankesat e dorëzuara.

Snezhana Kiprovska nga gjykata administrative informon se mbrëmë në gjykatë ka arritur padi nga Gjorgji Sharkovski kundër një vendimi në Krivogashtan lidhur me listën e këshilltarëve dhe këshilli gjyqësorë është duke e shqyrtuar atë.

KSHZ më parë kishte hedhur poshtë ankesat e OBRM-PDUKM, ASH, BPRM dhe Të majtës./Telegrafi/