Nga gjithësejt 1.810 të burgosur në Idrizovë në listën zgjedhore të shkruar kanë qenë vetëm 955 të burgosur, prej tyre në rrethin e parë për të votuar kanë shkuar 697, ndërsa 273 prej tyre janë kthyer për shkak se nuk kanë pasur letërnjoftim me afat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kanë votuar vetëm 423 të burgosur. Këto persona janë kthyer në fiktiv sepse nga drejtoria e burgut të Idrizovës nuk japin llogari se pse ato nuk kanë rinovuar letërnjoftimet.
Ndërkohë që për këtë ka alarmuar dhe Avokati i popullit, Ixhet Memeti i cili ka thënë se në nivel shtetëror rreth 50 për qind e të burgosurve edhe në rrethin e parë por edhe atni nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës për shkaqe të ndryshme, në shumicën e rasteve për shkak të afatit të letërnjoftimit. Ai tha se ka kontaktuar drejtorinë e burgut që të organizojë në burg të vijnë ekipe të MPB dhe të fotografojnë të burgosurit të cilëve ju ka skaduar afati i letërnjoftimeve, por nuk ka pasur reagim pozitiv nga ana e tyre./Telegrafi/